Intervista/ Muhedini thirrje Dashamir Tahirit: Mos kërko vota për Vangjel Dulen, jep...

Intervista/ Muhedini thirrje Dashamir Tahirit: Mos kërko vota për Vangjel Dulen, jep dorëheqjen nga lista. Në qarkun e Vlorës do marrim dy mandate

514
0

 Nga Eglantina Alliaj

Fushata e PDIU-së në qarkun e Vlorës bëhet shtëpi më shtëpi, derë më derë, në çdo familje çame dhe jo çame që kanë ndjenjën e patriotizmit dhe që përkrahin partinë to, duke u njohur me problemet e njerëzve dhe duke prekur realitetin. Në këtë qark, kjo parti kërkon të marrë dy mandate. Udhëtuam drejt Vlorës, për të ndjekur hapjen e fushatës së kësaj partie, dhe për të bashkëbiseduar me kryesuesin e listës për deputetë në këtë qark, zotin Tahir Muhedini.  Meqënëse kjo parti ka pasur probleme në qarkun e vlorës, për zotin Muhedini PDIU  ka ardhur me motiv tjetër: të jemi bashkues dhe jo përçarës. Në një intervistë për portalin “Vizion.com.al”, Muhedini I bën thirrje publike, kolegut të tij Dashamir Tahirit, që të mos kërkojë vota për Vangjel Dulen, port ë jap dorëheqjen nga lista, dhe të kthehet në partinë politike që e bëri deputet me dy mandate. Ai theksoi se Dashamir Tahiri duhet të jetë mirënonjës për çfarë ka bërë forca politike e tij, të heq dorë nga mashtrimet dhe deningrimet që i bën popoullit çam dhe çamërisë.  

 

 Zoti Muhedini, edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit. Ju kryesoni listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Si po shkon fushata e PDIU-së në këtë qark?

 

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet po punon fort në qarkun e Vlorës, I cili është një qark me shumë banorë. Punën fillestare e jona ka nisur me takimet shtëpi më shtëpi, derë më derë, në çdo familje çame dhe jo çame që kanë ndjenjën e patriotizmit dhe që përkrahin partinë tonë. Pra, çdo problem në këtë qark, dhe çdo vend e kemi prekur me dorë.

 

Sa mbështetje ka tashmë PDIU në këtë qark?

Në qarkun e Vlorës, kemi qenë me një numër më të vogël votuesish. Qarku më i mirë ka qenë i Elbasanit, dhe i Fierit. Në 2017 pretendojmë që të marrim dy deputetë. Meqënëse ka pasur problem në qarkun e vlorës, ne kemi ardhur me motiv tjetër: të jemi bashkues dhe jo përçarës. Ju e dini që PDIU ka një program bashkues, të majtë dhe të djathtë duhet të jenë të gjithë bashkë për arsye se kauza jonë është për zgjidhjen e problemit të çamërisë.

Zoti Muhedini, një nga deputetët e kësaj partie, tashmë garon nën siglën e PD. E kam fjalën për Dashamir Tahirin. Sa mund të ndikojë kjo në rezultatin e PDIU-së në këtë qark?

 
Dashamir Tahiri ka hyrë në politikë kur kam krijuar unë partinë, pak më vonë madje. Në 2007 e kam vendosur anëtar të Këshillit bashkiak, ndërsa në 2009, ka dalë me siglën Partisë për drejtësi dhe Integrim, në 2013 me PDIU. Në 2009, ai krijoi PU, kjo ndikoi negativisht në çështjen çame. Unë bëra bashkimin e dy partive dhe dola President Nderi dhe me këmgëngujen e Dashamir Tahirit, zgjodhëm Shpëtim Idrizin kryetar të PDIU-së. Zoti Tahiri,  përveçse krijoi parti në 2009, në 2015 iku sërish nga kjo forcë politike, jo si i djathtë që thotë, dhe sot është nën silkën e PD, si pjesë e Partsë Republikane. Çdo njeri mund të bëjë zgjedhjen e tij, por ai ka bërë zgjedhjen më të gabuar, që u largua nga forca politike që e bëri deputet me dy mandate, dhe sot del në fushatë kundër PDIU-së.

Personalisht, gjykoj në këtë fushatë që punon kundër forcës sonë poliike është në kundërshtim me vetveten, i cili e ka thënë në media publikisht: kur Shpëtim Idrizi kërkoi një minutë heshtje për genocidin çam, Dule nuk mbajti heshtje dhe Tahiri donte të debatonte me të, madje edhe ta gjuante. Ndërsa sot është kundër forcës së tij dhe bën thirrje popullit çam të votojë për Vangjel Dulen. Dashi nuk ka mundësi të bëhet deputet, por punon që Vangjel Dule të dalë deputet. Unë i bëj thirrje Dashamir Tahirit para se të shajë vëllezrit dhe motrat e tij- shqiptarët e çamërisë, që kërkon votat për Vangjel Dulen, të jap dorëhejjen, nuk duhet të pranonte të ishte i pesti në listë. Partia është e hapur, dhe të respektojë forcën politike që i dha dy mandate. Ne nuk kemi ndjekur modelin e Dashit që shkon në çdo shtëp dhe sajon histori për forcën tonë, ne mbajmë gjakftotësinë, për ti treguar Dashit dhe kujdto, që ai të kthehet në rrugën e drejtë që nisi për të punuar për çamërinë, për forcën politike PDIU. Këtë thirrje publike do të bëjë dhe në takimin në çelje të fushatës në Lungomare, që të jetë mirënonjës për cfarë ka bërë forca politike e tij, të heq dorë nga mashtrimet, deningrimet që i bën popoullit çam dhe çamërisë.

 

Zoti Muhedini, si e shikoni sulmin që dy forcat kryesore politike bëjnë ndaj LSI-së?

Situata politike ka qenë e tensionuar për aq kohë sa palët, pra PS-PD nuk gjenin gjuhën e përbashkët,  ku PDIU ka bërë thirrje që dy forcat kryesre PD-PS të gjejnë rrugën e zgjidhjes së ngërçit. Fatmirësisht u arrit dhe bashkëqeverisin, tre forca kryesore PS-PD-LSI. Me sa duket opozita është PDIU, forca e katërt kryesore në politikën shqiptare.  Pavarësisht se jemi vetem në këto zgjedhje, ne do kemi mandate më shumë se në 2013, me gjithë luftën e ashpër dhe të paduskhme ë po bëhet në këtë fushatë elektorale. Ne kemi dëgjuar që LSI thotë hapur që do jemi forca e parë politike në zgjedhjet parlamentare, është luftë brenda llojit, ku tre partitë thotë se dalin të para. Populli do të vlerësoj ëtë forcë që ka bërë më shumë për ato probleme ekonomnike dhe të përditshme që kanë njerëzit.

                            

Sa mandate mendoni të merrni?

Ne po luftojmë që minimalisht të kemi dy mandate  në qarkun e Vlorës. Shikojmë një përkrahje të madhe si nga komuniteti çam, por edhe nga vlonjatët patriotë që pranojnë programin për çështjen kombëtare.