Intervista/ Lili Gjidodaj : Eci në rrugën e gjatë dhe të...

Intervista/ Lili Gjidodaj : Eci në rrugën e gjatë dhe të mundimshme arrij pak ama të mos më ngec buka në fyt

388
0

Është një nga këngëtaret më të dashura për publikun  me një timbër zëri që dallohet  nga cdo këngëtare tjetër.Është prezente pothuajse në cdo gëzim familjarë si në dasma ditlindje fejesa etj.Nga natyra është shumë  e qetë,e dashur rrezaton vetëm mirësi në fytyrën e  sajë ëngjëllore dhe jep vetëm energji pozitive nga vejta për të gjithë njerzit që ido .Por nuk mund të mos reflektoj  pak  dhe karkterin e një malsorje të vërtet.Nuk prefero të flasi  shumë nëpër televizione gazeta apo portale  ndodh shumë rradhë e kemi fjalën për këngëtaren  e mirnjohur Lili Gjidodaj .Edhe pse ka mbi 20 vite që këndon nuk është bërë kurr pjesë e thashethemeve të shoëbizit shqiparë  në një intervistë për vizion .com.al  Lili na tregon se si erdhi  bashkëpunimi me këngëtarin Admir Prekaj .Lili na tregon me pak fjalë dhe sesi ishte  viti 2019 dhe për të dhe se cfarë i kërkon vitit të ri 2020  që spo vjen . Ajo flet  përherë të parë dhe sesi do ta donte të ishte mashkulli ideal për të qënë në krah dhe se cfarë  e frikson më shume .  E pyetur nësë do të jeptë nje këshillë  për këngëtaret e reja të cila sapo kanë nisur rrugën e tyre të artit. Dhe në  fund Lilin e pyetëm për faktin se pse ështe kaq  eneglizhente ndaj të qënit shumëë aktive ne media  ajo  thotë: se ka zgjedhur  për të mos e përdorrur  rrugën e suksesit, se është një rrugë e shkurtër që të bën shumë të njohur (Qesh) vazhdoj të eci në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të arrij pak ama të mos më ngec buka në fyt.

Përshëndetje. Na përmblidh me pak fjal vitin 2019 si ishte për ty Lili?

Një vitë i lodhshëm, jo shumë i frytshëm, dhe gjithë siklete ( por falenderoj Zotin që nxjerr anën më të mirë nga cdo e keqe që më vjen).

Në bashkpunim që ke pak ditë që e ke nxjerr me Admir Prekaj ke sjell një potpuri me këng të dëgjuara, pse kjo zgjedhje?

Në fakt ishte rastësi ika tek studio e Visit dhe po dëgjoja ca materiale shumë të bukura dhe duke dëgjuar këtë, i thash a e bëjm meqë është kohë dasmash .Hodha zërin dhe i them Adit e mbyllim para korrikut…. të kam thën më herët kam një projekt, por mendova që edhe pushimet janë të rëndësishme dhe kështu me radhë më mori rutina e u vonua nga ana e jonë dmth Adit( Qesh) .

A do të kemi një tjetër projek  së shpejti nga Lili?

Nuk flas më, cdo projekt do vijë kur të dal Ahahah sepse sa her them do vij e harroj ( e lë pas dore) .

Me që jemi tek neglizhenca jote, a është kjo arsyeja që shpesh herë nuk të njohin ,apo cila është arsyeja që ti ke mbi 20 vite që këndon dhe jo të gjithë te njohin?

Emmm jo neglizhenca ka ardhur si pasoj e asaj që unë nuk jam më 20 vjeçe dhe ndoshta energjit për të arritur cdo gjë vetë janë zbehur. Po është e vërtet që unë këndoj që 20 vite e kusur por nuk e kam përdorur rrugën e suksesit, se është një rrugë e shkurtër që të bën shumë të njohur (Qesh) vazhdoj të eci në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të arrij pak ama të mos më ngec buka në fyt .

Ke një vend që të ka mbet në memorie, një koncert, apo dasëm që mund ta ndashë me ne ?

Janë plot vende, plot evente por për modesti nuk do jap emra pasi kam patur një lloj replike nga ata/o që si kam përmendur ( pse sna përmend ne apo të tipit, pse te ne ske kaluar mirë) sinqerisht do duhej një libër për të shkruar përshtypje e mirësi bashkë me skandalet që ndodhin .

Kush të njeh e di që je burim energjie që nuk shteron, ku e gjen gjithë këtë energji?!

Nuk duhej tma bëje këtë pyetje pasi sot rrethohemi nga njerëz që vetëm duan të marrin!!! Po mundohem të nxjerr më të mirën nga vetja dhe jo vetëm e jap atë energji për njerëz që i kam përzemër por besom sot është e kotë të mundohemi të ndryshojmë të këqijat pasi këto na kalisin na bëjnë më të qëndrueshëm. Një gjë është e sigurt unë nuk di të rritem ahahahah  prandaj.

Nëse ke një mesazh për këngëtaret e reja, cili është?

Mesazh ua dërgoj me tel (Qesh ) këshill do thoja të përcjellin Art dhe mirësi !!!

Cfar i thua vetes para pasqyrës?!

Cfarë si them ,e shoh thellë në sy dhe i them beso në Zot e kurr nuk do jesh e humbur  .

Si i ke mardhëniet me plakjen , ke frikë?!

Harrison Ford: e ka thën mos u mërzitni nga plakja është një privilegj që u është mohur shumë njerëzve; të plakesh është cikël jete ( edhe pse jam shumë e re ta them këtë). Frik nga plakja duhet të kenë ata njerëz që duart i kan plot e zemrat bosh…. jam e lumtur që kam rrudha, do fitoj edhe thinjat sepse janë shenja të cilat jam munduar për ti pasur.

Cili do ishte mashkulli ideal për ty?

A duhet të gjej një emër apo një cilësi?(Qesh). Se di cfarë paske por ideal është një fjal që sdo e thoja dot ose jam pa fat për të njohur një të till, por mbi gjithcka duhet të jetë njeri ( këtu përfshihen shumë vlera e vyrtyte). Një mashkull ideal është i vërtet dhe e thotë gjithmonë të vërtetën ( e kështu lum motra unë skam parë).

Për ta mbyllur a do kërkoje diçka për vitin 2020, cfarë?!

Dicka thotë a thua se të gjitha i kemi (qesh). Dua vetëm të më kthehet cdo e mirë qoftë edhe e keqe që kam dhën.Uroj që ky vitë të më ndryshoj mua tërësisht dhe të mos jem gjithmonë duke dhënë.

Dhe dua ti uroj ata njerëz që kanë nevojë për shëndet, tu jepet shëndeti e gjuthmonë kërkoni cfarë ju duhet jo cfarë doni .Dhe Zoti ua gëzoftë zemrat kush i ka edhe do lutem që ëe ua zbus atyre që i kanë gur. Gezuar e qoftë një vit  mbarë edhe për ju zemer .

 Intervistoi Era Cela