Intervista/ Florjan Agalliu: Dikur përdorja alkol, tani kam një jetë të qetë…

Intervista/ Florjan Agalliu: Dikur përdorja alkol, tani kam një jetë të qetë…

810
0

Që në pamje të parë tregon që është mjaft pozitiv e tërheqës Florian Agalliu. Në fakt Florin e mbajmë mend që me rolin tek seriali “Komuna e Parisit”, i cili ra në sy menjëherë. Më tej besojmë se me karrierën e tij njiheni të gjithë, pasi ndër vite punët e aktorit kanë qenë gjithnjë në ekran, si drejtues i suksesshëm i disa formateve. Filmi i tij i fundit që Flori ka marrë pjesë ka qënë filmii “Dy gish mjaltë” me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, i cili pati mjaftë sukses. Në këtë intervistë për portalin “Vizion.com.al” Flori na tregon disa sekrete nga femijëria. Gjithashtu Flori na tregon për mardhëniet që ka me kolegen e tij Stela Kotrin, i cili thotë se ai e ka pritur me shumë entuziasëm në emisionin në “ Shtpëninë Tonë. E prita me kënaqësi dhe u mundova ta bëj të ndihet mire, ashtu siç më priti dhe mua Anjeza Maja kur kam ardhur në fillim. I pyetur se me kë i ka marrëdhëniet më të mira, Flori thotë se me të dyja, pasi sipas tij çdokush ka karakterin dhe veçantinë e vetë. Flori flet dhe për pasionet e tij, ai thotë se ushtron sport për të qenë sa më në formë.

Florjan më thuaj një sekret nga fëmijëria jote ?

Po një sekret nga fëmijëria ime që se kam thënë kurrë është se deri në moshën 6 apo 7 vjeçare kam pasur një anomali në të folur, kam qenë gagaç .

 Më thuaj çmendurinë më të madhe që ke bërë ?

Unë nuk para bëj çmendurira pasi jam një njeri normal .

 E mban veten për një shofer të mirë ?

Jo e mbaj veten për një çiklist të mirë ,

Ke marrë ndonjëherë katër në shkollë ?

Po kam marrë dhe me thënë të drejtën nuk jam ndjerë mire, pasi kam qenë nxënësi i mire, por siç thoshin zyshat nota është për nxënësin.

 Nëse ti do të ishe sot Pedagog si do ti vlerësoje studentët e sotëm ?

Nuk i njoh se nuk kam pasur të bëj me student, por më duket një brez në epokën e internetit që i ka gjërat gjysëm gati dhe do ishte krim nëse nuk do mësonin.

Cili është momenti yt më i vështirë ?

Nuk kam pasur.. e kam pasur jetën time shumë të qetë, kam qënë shumë mirë gjithmonë .

 Përdor pije alkolike ?

Kam pasë përdorur, por tani jo më. Jam në një rehabilitim prej 9 vitesh, bëj një jetë të shëndetshme.

Të kalojmë pak te profesinoni yt. Ti moderon emisionin “Si në shtëpin tone”. A i bën ti të ftuarit vërtet të ndihen si në shtëpin e tyre të ndihen rehat?

Unë përpiqem por me thënë të drejtën nuk ma kanë thënë se si ndjehen do me thënë përpiqem ti bëj të ndihen komod, rehat shumicën e rasteve besoj se ja dalim bashkë me Stelën. Ka personazhe që nuk zbërthehen dot, kanë emocionet e tyre dhe ne i mirëkuptojmë.

 Cili është personazhi yt që e ke pasur më përzemër në sdudio?

Aty vijnë shumë në fak, nuk është se ne ftojmë shumë personazhe vipa, por kur kemi pasur ftuar dikur që kemi bërë disa tema intersante jashtë që quheshin barbi kiu në natyrë do veçoja këtu një puntantë me Islin dhe Orin ishin shumë fani gallatë.

Cili ka qënë personazhi më i vështirë në të intervistuar ?

Në shumicën e rasteve të gjithë janë të vështirë sidomos kur kemi të bëjmë me njerëz që nuk janë mësuar me ekranin dhe shumica e tyre flasin shkurt, herë pas here kanë emocione që nuk i lënë ata që të shprehen ose mua ma bëjnë punën më të vështirë .

 Ke pasur partnere Anjezën dhe Stelën. ti me kë ndihesh më mirë ?

Të dyja kanë veçantinë e tyre. Sigurisht Anjeza ka qënë më e vjetër se unë në emission, ka qënë shumë komode me emisionin dhe mua më ka dhënë shumë dorë kur unë kam shkuar në fillim, ashtu sikur kam bërë dhe unë me Stelën kur ka ardhur e re. Por nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra- tjetrën pasi të dyja janë shumë të veçanta dhe nuk mund të veçoja asnjërën prej tyre, secila ka veçantine e vet në llojin e vet.

Ku e shikon veten pas 10 vitesh ?

Këtu në Shqipëri aktorë me gjithë vërshtirsitë që kemi për sa kohë arti vazhdon të jetë kështu siç është në ditët e sotme artisti do të vazhdoj të vuaj.

Cili është filmi yt më i fundit që ti ke marrë pjesë ?

Filmi im më i fundit është “Dy gishtë mjaltë”, i cili ishte dhe një ndër filmat më të suksesshëm.

 Keni ndonjë film të ri së shpejti në projektet tuaja ?

Nuk di se çfarë të them se nuk i di planet e kinemasë se si janë, por di të them se  në Shqipëri janë në pritje të ofertave, nuk është se kam plan konkret për momentin.

Nëse nuk do të ishe duke moderuar emisioni” Në shtëpinë tonë” cilin nga emisionet do të doje të moderoje ?

Nuk është se kam ndonjë aspiratë të madhe që të them do të bëja këtë emision apo  atë emission. Unë jam prezantues, që përpiqem ti përshtatem çdo loj formati sipas rrethanave, duke qënë se kam një begraund prej aktori, kështu që nuk është se kam ndonjë emision që do thoja do bëja këtë apo atë .

 Çfarë e acaron më shumë Florjanin?

Mua më acarojnë njerëzit injorantë që nuk dinë të lidhin dy fjalë dhe që hiqen sikur janë ata që nuk janë në të vërtetë .

 Mal apo det?

Të dya, por meqënse jam rritur në  det po zgjedh mal …

 Ushtron sport?

Me raste që do të thotë përditë (Qesh)

Cili është sporti yt i preferuar ?

Sporti im i preferuar është krosfiti .

 Të pëlqen më shumë të jesh në ekran si aktor apo moderator?

Mua më pëlqejnë të dyja dhe të dyja i bëj me shumë passion, por më shumë komod do të ndihesha në skenën e teatrit duke qënë se kam studiuar për atë punë kam ivestuar shumë për të qënë një aktor teatri ,por dhe televizoni më pëlqen e ndihem mirë .