Intervista/ Bekim Ibrahimi: E pamundur të shoh jetën pa muzikë

Intervista/ Bekim Ibrahimi: E pamundur të shoh jetën pa muzikë

907
0

Kënga popullore është tabani i muzikës shqiptare dhe si e tillë lëvrohet shumë nga artistët shqiptarë. Bekim Ibrahimi këndon dhe i bie instrumenteve si piano, organo, çiftelia apo fizarmonika me të cilat i qëndron muzikës së tabanit. Ibrahimi jeton në Zvicër prej 29 vitesh por karrierën e tij e realizon jo vetëm në Zvicër por edhe në Shqipëri dhe Kosovë.  Ai sapo ka sjellë një këngë me titull “ Jam sheqer Kosove ti je mjalt Shqipnije  ” dhe ka në plan të sjellë edhe 4 projekte të tjera të cilat ia pezulloi vendosja e masës së karantinës me Shqipërinë nga Zvicra por që do t’i finalizojë sa më shpejt!

No description available.

– Bekim, çfarë vendi zë muzika në jetën tënde?

– Merrem shumë me muzikë, kështu që zë një vend shumë të rëndësishëm tek unë. Është e pamundur që unë ta shoh jetën time pa muzikë.

-Ke ndonjë projekt që pandemia ndërpreu?

-Faktikisht kam 4 projekte të cilët presin publikimin sepse u ndërprenë nga pandemia por më shumë nga një masë karantine që Zvicra vendosi për hyrjen dhe daljen me Shqipërinë e cila nga kjo javë hiqet dhe shumë shpejt do jem në Shqipëri për të përfunduar atë që lamë përgjysmë.

No description available.

– Sa i lidhur je me një nga instrumentet që përfaqesohesh, fizarmonikën? Çfarë kënaqësie merr nga ky instrument?

– E kam pasion fizarmonikën dhe e bëj më qejf muzikën më të. Si gjithçka tjetër që bëhet me pasion, del e bukur ashtu edhe ky pasion im , jep rezultatin e duhur.

– Muzika, eshtë pasion apo profesion për ty?

– Muzika për mua ka qenë gjithmonë një pasion që ka dalë nga shpirti dhe e kam parë më shumë me syrin e kënaqësisë shpirtërore sesa me syrin e materializmit që fitohet prej saj. Ka qenë pasion dhe është kthyer në profesion me kalimin e viteve.  Gërshetimi i anës shpirtërore në muzikë me anën profesionale është një shtysë për të ecur përpara.

– Me kë bashkëpunon më shumë për të realizuar punën tënde?

– Përzgjedh emra që janë të suksesshëm me punë dhe që vërtet punojnë. Një ndër këta emra është edhe , kompozitori Naim Gjoshi ,poeti Jahe Fida, poetët Azem edhe Dardan Shkreli , poeti Agim Doci dhe kompozitori Edmond Rrapi,i cili është një emër i njohur në muzikë por edhe një emër që njihet për punën e mirë që bën. Janë edhe disa kompozitorë e poetë qe jemi në bashkëpunim për të  realizuar këngë por nuk po i përmendë emrat pa u realizuar veprat e  projektet!

No description available.

– Cilat janë shtyllat e tua mbështetëse?

– Familja ime në fillim, puna që bëj, përkushtimi dhe vullneti.

– Sa i lidhur je me rrjetet sociale?

– Jam, tashmë ato janë bërë pjesë e jona dhe duam s’duam do jemi në kontakt të vazhdueshëm.(Buzëqesh)

– Projektet e tua për të ardhmen?

– Siç thashë edhe pak më lart, kam në dorë katër projekte të cilat u shtynë për pak më vonë prej situatës së krijuar dhe sigurisht që do vijnë edhe të tjera më pas. Uroj shëndet për të gjithë!

No description available.