Interi arrin marrëveshje me Eriksen

Interi arrin marrëveshje me Eriksen

417
0

Gazeta daneze Ekstra Bladet raporton që Interi është shumë afër për të arritur marrëveshje me mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen për 20-23 milionë euro

 

Ata kanë insistuar për të arritur një marrëveshje dhe Inter ka arritur ta ulë çmimin sa kërkonte pronari i Spurs, 30 milionë euro për mesfushorin.

 

Duket se oferta për 20-23 milionë euro e ka bindur kryetarin e Spurs, Daniel Levy që ta lejojë largimin e lojtarit këtë muaj, pasi që ai do të jetë lojtarë i lirë në qershor.

 

Media daneze raporton se ishte insistimi i trajnerit të Interit, Antonio Conte i cili ka shtyrë përpara klubin e tij për ta marrë Eriksenin në mënyrë që skuadra nga qyteti i Milan ta ruajë kreun e tabelës.

 

Interi doli huq në blerjen e Dejan Kulusevski këtë javë pasi që mesfushori do ti bashkohet Juves verën e ardhshme dhe tani duket se do ta blejnë një lojtar edhe më të mirë pasi që dihet klasi i danezit.