Inter, një zhgënjim pa fund, i thyen edhe Bolonja

Inter, një zhgënjim pa fund, i thyen edhe Bolonja

512
0

Zhgënjimi në shtëpinë ziklatër nuk ka fund. Pas eliminimit në Kupë nga Lazio e Strakoshës, Inter pëson një tjetër disfatë, këtë herë nga Bolonja në Serie A. Duhet të vinte transferta kundër Inter që Bolonja të rikthehej tek fitorja, 14 javë kishin që nuk e njihnin shijen e fitores, e arritën pikërisht në “San Siro” aty ku shumë pak e imagjinonte. Mihajlovic debuton me fitore falë një goli të Santander në minutën e 32-të. 2019 vijon të jetë një vit i errët për Inter, fitoja duket një kujtim i largët, ndërsa Spalletti sot më shumë se kurrë rrezikon shkarkimin. Një 90-minutësh i gjithi për tu harruar për Icardin, Perisic e Nainggolan, praktikisht si gjithë pjesa tjetër e skuadrës e cila dukej pa busull dhe e keq orientuar në fushë. Bolonja i jep një asisit Milanit, me kuqezinjtë që ndodhen pesë pikë larg dhe me një ndeshje me pak.