Inter nis sulmin për Lukakun, Wanda bën presion me Icardin

Inter nis sulmin për Lukakun, Wanda bën presion me Icardin

412
0

Inter është gjithnjë e më pranë Romelu Lukaku, “bomberi” i Man.United kërkohet me çdo kusht nga Conte për të zëvendësuar Icardin. Beppe Maotta po shfrytëzon në maksimum raportin e tij shumë të mirë me agjentin e lojtarit, praktikisht mes palëve është arritur akordi ekonomik, me sulmuesin belg i cili është i gatshëm të bëjë një sakrificë për pagën e tij duke pranuar 8 milion euro në sezon, plus bonueset.

 

Inter i mbetet të gjej akordin me Man.United, “djajtë e kuq” janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet Lukakut por nuk dëshirojnë që në këtë tratative të përfshihet Ivan Perisic, kërkojnë para kesh. Në këto kushte, Marottas nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të sistemoj sa më shpejt të jetë e mundur Mauro Icardi.

 

Ish kapiteni vijon të jetë një shqetësim në shtëpinë ziklatër, Conte nuk e dëshiron në skuadër pasi kërkon që në këtë fillim aventure të jetë i qetë në dhomat e zhveshjes por Wanda kërcënon se mund të qëndrojnë në Milano edhe për një tjetër vit për tu larguar më pas me parametra zero. Përballë këtij fakti, Marottas nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të ulet në tavoline me Juven për të diskutuar dhe një herë rreth shkëmbimit Icardi-Dybala.

 

Duke u rikthyer te përforcimet, për sulmin nuk është vetëm Lukaku, vijon të jetë e nxehtë pista Edin Dzeko. Për mesfushën mbeten fiks dy emra, Barella dhe Chiesa.