Institucionet arsimore të mbyllura pa afat, vijon mësimi online

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftoi mëngjesin e sotëm se edhe pas 3 prillit do vijojnë me mësimin online si javët e kaluara.

Në një video-mesazh në Facebook, Shahini sqaroi se është shtyrë pa afat hapja e universiteteve, shkollave dhe kopshteve dhe nuk ka ende një datë se kur nxënësit mund të rikthehen në shkolla.

Ministria e Arsimit u shpreh se do të vazhdohet me filmimin e klasava për shkollën 9-vjeçare, të cilat do të transmetohen në Radio Televizionin kombëtar.

Mësuesit do të vijojnë kontaktet me nxënësit dhe do të jenë të kujdesshëm që të mos i mbingarkojnë ata.

Shahini, po ashtu i bëri ftesë dhe universiteteve që të kalojnë të gjithë lëndët online për t’i dhënë mundësi studentëve të studiojnë vetë

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *