INSTAT: Numri i aksidenteve është ulur me 14,8 % në prill

INSTAT: Numri i aksidenteve është ulur me 14,8 % në prill

452
0

Në muajin prill 2017 numërohen 150 aksidente rrugore. Në krahasim me prill 2016, numri i aksidenteve është ulur me 14,8 %. Sipas raportit të publikuar të enjten nga Instituti i Statistikave, numri i të aksidentuarve është 190 persona nga 222 që ishte një vit më parë. Edhe si katërmujor, raporton INSTAT-i, numri i të aksidentuarve është ulur 7,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të vdekur gjatë muajit Prill është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8 %. INSTAT raporton se aksidentet rrugore, në 91,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç. Në prill 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 18,0 %. Për hartimin e raportit INSTAT është bazyuar në të dhënat e siguruara nga nga Ministria e Punëve të Brendshme/Drejtoria e Policisë së Shtetit.