“Inkubatori i Sëmundjeve”, para 5 vitesh Kina e dinte që tregu në...

“Inkubatori i Sëmundjeve”, para 5 vitesh Kina e dinte që tregu në Wuhan mund të shkaktonte një pandemi botërore (FAKTET)

394
0

Ekspertët kinezë identifikuan një treg të Wuhan-it si origjinë e mundshme e një pandemie të paktën pesë vjet para se të dilte Covid, ka zbuluar një shkencëtar britanik.

Dr. Eddie Holmes një biolog evolucionar dhe virolog i cili tani punon në Universitetin e Sidneit, tha se ai vizitoi tregun e prodhimeve të detit Huanan në 2014 me zyrtarë lokalë të shëndetit të cilët e theksuan atë si një lloj vendi ku një virus mund të “derdhej” nga kafshët tek njerëzit.

Tregu – ku tregtarët shisnin gjitarë, zvarranikë dhe peshq të gjallë – u bë famëkeq pasi u lidh me shpërthimin fillestar të koronavirusit në fund të vitit 2019.

Dr Holmes, tha se ai u dërgua atje pesë vjet më parë nga anëtarët e Qendrës Wuhan për Kontrollin e Sëmundjeve. Ai i tha Daily Telegraph  se vizita e tij ishte pjesë e një projekti më të gjerë për të kërkuar patogjenë të rinj me potencial për të shkaktuar një pandemi.

“Unë kam qenë në disa nga këto tregje, por ky ishte një treg i madh – ndihej si një inkubator i sëmundjes, saktësisht lloji i vendit ku do të prisnit që të shfaqej një sëmundje, kishte arka të botës së egër të grumbulluar njëra mbi tjetrën,  duke përfshirë peshq, gjarpërinj,  brejtës dhe qen rakun – një kafshë e ngjashme me dhelprën që njihet se është bartëse e Covid-19,” pohoi Dr Holmes. Ndërsa ishte atje, ai pa një tregtar duke vrarë një qen rakun.

Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë më në fund rekomandoi një ndalim të shitjes së gjitarëve të egër të gjallë në tregjet e ushqimit për të parandaluar pandemitë në të ardhmen.

“Kafshët, veçanërisht kafshët e egra, janë burimi i më shumë se 70 përqind të të gjitha sëmundjeve infektive në zhvillim te njerëzit, shumë prej të cilave shkaktohen nga viruse të reja,” tha OBSH në një deklaratë.