Injoranca është shumica/ ‘S’di asnjë gjuhë të huaj, por e ka të...

Injoranca është shumica/ ‘S’di asnjë gjuhë të huaj, por e ka të sigurt që Bill Gates do i vendosi çip’, Berat Buzhala ‘shpërthen’ ndaj rrjetit: Ku i mësoni këto? Ju me lexu nuk dini…

510
0

Qysh eshte e mundur?

 

– Nuk e din asnje gjuhe te huaj, qe te mos themi as gjuhen amtare, ama e din me perqindje absolute planin sekret te masoneve, te Bill Gates’it, qe e kane shpike kete virus, ne menyre qe me na vaksinu, qe pastaj permes çipave me i kontrollu mendjet dhe mendimet tona?

 

– E shkruan llome ne vend te dhome, didhi ne vend te dielli, …. ne vend te pyelli, ama e ka kristal te qarte krejt skemen fuqive e boterore, pse behen lufterat, kush kujt i shet arme, kush kend e ka aleat, kush kend do ta pushtoje, dhe fare ne fund, kush do te ngadhnjeje e kush do te humbe?

 

– Nuk din me e çele nje email, ama e din saktesisht qysh funksionon sekreti i armeve berthamore dhe menyra e aktivizimit dhe kontrollimit te tyre?

 

 

 

– Nuk e din tabelen e shumezimit, ama e din cka ka ndodhe deri ne detaje me udhetimin e njeriut te pare ne Hane. Pergjigje e tij perfundimtare eshte: Nuk ka shku njeriu i pare ne Hane, krejt ka qene manipulim teknologjik. Niset prej vetes, deri vone nuk ka shku as deri te dajte vete.

 

– Nuk e din cka po flasin baba me nanen ne dhomen tjeter, ama e din cka kane fole dhe cka jane marre vesh Trumpi, Putini e Merkelka, mijera kilometra larg.

 

Ku po i mesoni more kete sene? Ju me lexu nuk dini, e as me kuptu jo? Nuk i dini gjanat ma bazike para hundeve te juaja, ama jeni te armatosun deri ne dhembe per cdo gje tjeter qe ndodh ne planet dhe pertej tij?

 

George Orwell ka thane: Injoranca eshte fuqi. Fatkeqesisht injoranca eshte shumica.