Infermierja shqiptare kthehet në heroinë, 25-vjeçarja shpëton dy gra nga takikardia dhe...

Infermierja shqiptare kthehet në heroinë, 25-vjeçarja shpëton dy gra nga takikardia dhe arrest kardiak

579
0

Lorisa Katra është një nga infermierët më të njohura në Toscana dhe Emilia Romagna pasgjesteve humane, ku ka shpëtuar dy jetë, një grua në aeroplan dhe disa ditë më parë një tjetër në një tramvaj.

 

25-vjeçarja me origjinë shqiptare, ka dy muaj që punon si infermiere në Departamentin e Mjekësisë të Spitalit të Vignola (Modena) në Itali.

 

Teksa ishte duke udhëtar me tramvaj më 1 tetor, ajo kishte vënë re një grua që nuk ndihej mirë dhe i kishte dhënë ndihmën e parë.

 

Ajo kishte lajmëruar ambulancën dhe e kishte dorëzuar gruan e cila kishte pësuar arrest kardiak te kolegët.

lorisa.jpg

Në një intervistë për AssoCareNews.it, shqiptarja tha se nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme.

 

“Unë nuk bëra asgjë të jashtëzakonshme. Fakti është se të tre, unë dhe dy shoqe, nga të cilët një kolege, kemi vërejtur në tramvajin që na çoi në Firence që pranë nesh ishte një zonjë që nuk ishte mirë. Ajo ishte shumë e zbehtë, dulëshonte gazra dhe gjithçka na la të mendonim për një arrest të mundshëm kardiak. Ne u afruam, kontrolluam pulsin e saj dhe lajmëruam menjëherë 118-ën, duke rënë dakord të arrinim në një ndalesë fikse me ambulancën. Ndërkohë ne qëndruam me të për të siguruar atë dhe, mbi të gjitha, për ta mbajtur atë të sigurt, duke e ndihmuar deri sa ajo zbriti për t’u ndihmuar nga infermierët. Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh në mënyrën më të mirë. Me sa di unë, zonja është më mirë tani dhe nuk është në rrezik për jetën”, deklaroi Lorisa Katra.

 

Shtatorin e vitit të kaluar, 25-vjeçarja i erdhi në ndihmë një të moshuare italiane e cila kishte pësuar takikardi, teksa ishte duke udhëtuar me aeroplan nga Londra në Pisa.