Infektohet me variantin e ri të koronavirusit shqiptari i parë, i ra...

Infektohet me variantin e ri të koronavirusit shqiptari i parë, i ra të gjithë rajonit kryq e tërthor

310
0

Virusi i frikshëm anglez i Covid -19 i afrohet Shqipërisë. Një shqiptar nga Kosova është zbuluar se përmban mutacionin e koronavirusit dhe e ka çuar atë deri në Slloveni.

 

Por nuk ka asnjë siguri që ai të mos e ketë përhapur në Kosovë duke u bërë personi ‘zero’ për ta përhapur në të gjithë hapësirën shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Sllovenisë Janesh Jansha, i cili u shpreh se shqiptari i Kosovës e ka sjellë infeksionin nga Belgjika. Autoritetet belge u informuan për këtë rast.

 

“Pacienti përdori një test negativ për të hyrë në Slloveni, megjithëse ai kishte një provë tjetër që ishte pozitive, kështu që ai tani vendoset në izolim dhe kontaktet e tij të mundshme po kontrollohen”, tha Jansha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina.

 

Për shkak të mundësisë që në Slloveni të ketë një numër më të madh të të ashtuquajturve virusi anglez i koronavirusit, qeveria sllovene do të rishikojë vendimet mbi lehtësimin e masave antiepidemi javën e ardhshme, njoftoi Jansha