Infektimet: Cilat janë zonat e kuqe të Shqipërisë, si lidhen me njëri-tjetrin 33 rastet e konfirmuara me COVID-19

Bilanci i të prekurve nga koronavirusi tanimë ka arritur në 33, ndërkohë që pas Elbasanit, të prekur ka edhe në Fier. Por cilat janë deri më tani, ‘vatrat’ e kuqe të Covid-19, qytetet ku shihet se ka më shumë të prekur dhe gjasa për të patur të tjerë të infektuar?

 

Tirana me 19 të prekur– Kryeqyteti duket se është zona e parë dhe më e rrezikshme e përhapjes së koronavirusit. Pas të riut 28-vjeçar që ishte edhe pacienti zero, të tjera raste janë zbuluar, duke e çuar kurbën e rrezikut në maksimum.

 

Durrës me 5 të prekur dhe 1 viktimë- Pas tërmetit tragjik edhe pandemia e COVID-19 nuk e ka kursyer qytetin perëndimor të vendit. Në Durrës tashmë ka 4 raste, që nuk janë në gjendje të rëndë, një prej tyre është një nga mjekët që i shërbeu viktimës në spital.

 

Lushnje, 1 i infektuar- Qyteti i Lushnjes vijon prej tri ditësh të mos ketë raste të reja, duke hapur një rreze shprese se ndoshta në këtë qytet, do të bëhet i mundur parandalimi i përhapjes pa shënuar numra të tjerë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elbasani me 2 të infektuar– Situata edhe në Elbasan vazhdon të jetë e pandryshuar, me 2 të prekur, të cilët janë prindërit e djalit 31-vjeçar, që u kthye nga Milano dhe është vatra e dytë e virusit Covid-19 në Shqipëri. Pas kthimit të të riut nga Italia, ai kishte shkuar tek prindër pasi nuk e dinte që ishte i prekur nga virusi, dhe as nuk ishte izoluar. Pasi është zbuluar rasti i infektimit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.

 

Fieri, 4 të prekur- Situatë e rëndë paraqitet në Fier, ku janë regjistruar 4 raste me COVID-19, ku njëri prej tyre është një 66-vjeçar i kthyer nga Italia me të njëjtin avion që erdhi viktima e Durrësit. Priten rezultatet e analizave të kontakteve të burrit për të parë nëse ka mundësi që të ketë infektuar të tjerë persona.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *