Infektime masive në policinë e shtetit, 16 policë rezultojnë pozitiv në 24...

Infektime masive në policinë e shtetit, 16 policë rezultojnë pozitiv në 24 orët e fundit, 5 prej tyre në spital

427
0

Infektive masive me Covid-19 edhe në Policinë e Shtetit. Burime për Fax News bëjnë me dije se vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 16 efektivë të policisë ndërsa 5 prej tyre ndodhen në spitalet Covid të shtruar dhe nën kujdes shëndetësor.

 

Aktualisht janë të infektuar aktiv 317 punonjës ndërasa prej fillimit të pandemisë janë infektuar në total 699 efektivë. Fatkeqësisht në radhët e uniformave blu nuk kanë arritur të mp[oshtin virusin 10 punonjës.

 

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.