Infeksioni në veshka, si ta trajtoni në shtëpi

Infeksioni në veshka, si ta trajtoni në shtëpi

391
0

Një nga shqetësimet më të shpeshta shëndetësore që hasim në jetë janë infeksionet e rrugëve urinare. Këto janë infeksione që gjenden si tek meshkuj edhe tek femrat. Të lëna të pakontrolluara këto infeksione mund të kthehen në infeksione të veshkave. Për të parandaluar diçka të tillë ndiqni këshillat e mëposhtme.

 

Infeksioni i veshkave shpesh nis si një infeksion i traktit urinar ose i fshikëzës së urinës që më pas përhapet tek njëra ose të dyja veshkat.

Simptomat e infeksionit të veshkave

Ethe dhe temperaturë;

Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;

Dhimbje abdominale;

Të vjella dhe të përziera;

Urinim i shpeshtë;

Urinë me aromë të keqe dhe me njolla gjaku.

 

Trajtimi mjekësor i infeksionit të veshkave

 

Antibiotikët përbëjnë linjën e parë të sulmit kundër infeksionit.

Nëse infeksioni nuk është i një grade të rëndë, mjeku gjithnjë rekomandon përdorimin e antibiotikëve nga goja.Antibiotikët në fjalë duhen përdorur për 10 deri në 14 ditë.

Infeksionet më të rënda të veshkave, zakonisht kërkojnë një trajtim më të specializuar që mund të kryhet vetëm në spital.

 

Hidratimi

 

 

Pirja e ujit ndihmon në largimin e baktereve nga trupi dhe eliminimin e shpejtë të infeksionit. Pirja e ujit parandalon infeksionet e traktit urinar ndaj përpiquni të pini të paktën 8 gota me ujë ose lëngje të shëndetshme në ditë.

 

Lëngu i boronicës së kuqe

 

Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës. Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.

 

Kujdes nga kafeja dhe alkoli

 

Roli primar i veshkave është të filtrojë toksinat dhe substancat e dëmshme.Alkoli dhe kafeina janë një stërmundim për veshkat dhe mund të pengojnë procesin e shërimit nga infeksioni. Për një shërim më të shpejtë, nuk duhet të përzieni alkolin me antibiotikët.

Probiotikët

Probiotikët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në organizëm. Për më tepër, ato i ndihmojnë veshkat të përpunojnë më mirë substancat e ndryshme dhe të funksionojnë më mirë.

 

Vitamina C

 

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron shëndetin e veshkave.Vitamina C parandalon dëmtime të thella të veshkave gjatë një infeksioni.

 

Lëngu i majdanozit

Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes.Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi.Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.

 

Molla

Molla ka një përmbajtje acidike dhe rrjedhimisht pengon rritjen e mëtejshme të baktereve.Ushqyesit e saj i ndihmojnë veshkat të shërohen më shpejt.

 

Një këshillë e fundit

Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave.