Shoqatat e industrisë gjermane kritikuan ashpër vendimin e presidentit amerikan për t’u tërhequr nga pakti i klimës, duke paralajmëruar se një lëvizje e tij do të dëmtojë ekonominë globale, si dhe do të prodhojë turbullira në tregje. Gjermania është një ndër vendet që ka reaguar më ashpër ndaj këtij vendimi, gjë që e kishte paralajmëruar edhe kancelarja Merkel që pas samitit të G7, ku në lidhje me përplasjet mbi klimën ajo deklaroi: “ishte një bisedë mjaft e pakëndshme me Trump”. Industria gjermane ka akuzuar Donald Trump se po vendos premtimet e fushatës mbi interesat afat-gjatë të komunitetit ndërkombëtar. Sipas tyre, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit, do të dëmtojë jo vetëm ekonominë, por edhe ambientin. Pakti i nënshkruar nga 195 shtete të botës, historik pikërisht për këtë arsye, detyroi kompanitë që të investojnë në teknologjinë e re, sa më pak ndotëse.