Indi, 1500 pastiçierë për tortën rekord, e gjatë 6 km dhe peshon...

Indi, 1500 pastiçierë për tortën rekord, e gjatë 6 km dhe peshon 27 mijë kg

434
0

Një tortë e madhe e gjatë 6 kilometra e gjysmë është realizuar në Indi. E trashë 10 centimetra dhe me një peshë 27 mijë kilogramë, për ta punuar janë dashur rreth 1500 pastiçierë, mes të cilëve edhe shefa kuzhine, të cilët janë mbledhur në Thrissur, kryeqytetin e Kerala, në Indinë e Jugut, për të realizuar këtë tortë Guinness.

Një gjarpër i gjatë ‘pan di spanja’ është shtrirë mbi qindra tavolina të sistemuara në qytet për këtë ëmbëlsirë me çokollatë dhe vanilje. Për ta bërë këtë tortë u deshën 4 orë, 1200kg sheqer dhe miell.

Eventi është organizuar nga Bakers Association Kerala, që pret tani konfirmimin nga Guinness World Record, për thyerjen e rekordit të mëparshëm, të mbajtur nga pastiçierët e zonën së Zixi, që në 2018 realizuar një tortë me fruta të gjatë 3.2 kilometra.