SPAK ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me hetimet për inceneratorin e Fierit, ku ka lëshuar masa sigurie për 9 persona, 7 prej tyre arrest me burg, dhe dy të tjerë në arrest shtëpie.
Në mesin e personave që do t’iu vendoset masa e sigurisë brenda dy ditëve të ardhshme është edhe ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili u vu në pranga pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.
Nga ana tjetër në pranga me urdhër të SPAK ka rënë dhe drejtori i Albpetrol Florjan Muçaj.
Në gjendje të lirë pritët që të hetohet dhe Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV.
Masat ‘arrest me burg’
Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëni e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”!
Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier! Akuzohet për shpërdorim detyre!
Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’
Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”
Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit! I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”,
Masa ‘Arrest Shtëpie’
Sabina Cenameri, e “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit!
Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim