Imunizimi i shqiptarëve/ Shefi i Urgjencës kundër Akademisë: Nuk mund të quhet...

Imunizimi i shqiptarëve/ Shefi i Urgjencës kundër Akademisë: Nuk mund të quhet studim. Shifrat e infektimeve…

264
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj del kundër Akademisë së Shkencave, duke hedhur poshtë studimin e këtyre të fundit mbi imunitetin e popullsisë ndaj COVID.

Sipas tij, me kampionimin e zgjedhur, ai as nuk mund të jetë studim, e për rrjedhojë të dhënat nuk mund të merren në konsideratë.

 

“U tha nga Akademia e Shkencave 50% imunizim, po se ku u bë, me çfarë metodologjie dhe kush e kontrolloi nga ana shkencore?! Me sa di, janë 800 persona që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullsinë”, deklaron Brataj duke shtuar se në optikën e tij, imunizimi nuk është më shumë se 20-25%.

 

Sidoqoftë, inkurajon qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të mos e ulin vigjilencën tani në fund, pasi masat po japin rezultat, i bindur se vendi nuk do të përballet me shifra më të rënda se sa ato që kaluan.