Shendeti

Imunitet të dobët në këto kohë virozash? Ja supa që do “t’ju ngre në këmbë”

By vizional

February 03, 2022

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të rritur mbrojtjen e trupit. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme. Një ushqim i mirë është thelbësor për të rritur sistemin mbrojtës të trupit dhe kjo recetë përdoret më shumë për të lehtësuar simptomat e gripit.

 

Përbërësit: 3 qepë, 1 karotë, 2 thelpinj hudhër, 1 rep i bardhë, 570 ml lëng supe, 2 luge vaj ulliri dhe kripë e piper.

Përgatitja: I prisni qepët, karotat, dhe repën e bardhë dhe shtypini hudhrat. I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të zjejë për 20 minuta, dhe shtoni kripën dhe piperin.