Impakti i Covid në Demokraci dhe të drejtat e njeriut

Impakti i Covid në Demokraci dhe të drejtat e njeriut

702
0

Me 1 qershor organizata për mbrojtjen dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve “WPS Albania- Gratë në Shërbim Publik”, së bashku me “SCORP- Komiteti për Mbrotjen e të Drejtave Themelore të Njeriut në ACMS” organizuan webinarin me temë “Impakti i COVID19 në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut” me të ftuar një personazh mjaft aktiv në jetën publike Prof. Asoc. Dr Zamira Cavo.  Me një experience tejet të gjatë si pedagoge, sociologe, juriste dhe gazetare znj. Cavo foli rreth impaktik të gjërë që kjo pandemi pritet të ketë në sfera të ndryshme të jetës, duke u fokusuar tek ato më të rëndësishmet :Të drejtat dhe liritë tona. Demokracia nuk është sistemi më i mirë për shoqërinë njerëzore u shpreh Znj.Cavo por system më të mirë se ky nuk ka. Ajo shtoi se botës i duhen politika më sociale, një shtet më social që lufton për zhdukjen e varfërisë dhe mbrojtjen e qytetarëve të vet.

Ajo përmendi të gjitha incidentet që po ndodhin momentalisht në botë dhe tendencat e disa shteteve për të rrënjosur dhe njëherë autoritarizmin. Nën praninë e shumë ndjekësve, Znj.Cavo iu përgjigj pyetjeve që erdhën kryesisht nga të rinj por dhe profesionistë. Znj.Cavo  shpjegoi dhe rëndësinë e vendosjes së listave të hapura në Shqipëri si një mundësi për të bërë një ndryshim për mirë në të ardhmen politike të vendit.

Ajo përmendi gjithashtu “reformimin” që ka shkaktuar në arsim në mbarë botën kjo pandemi dhe vështirësitë që janë hasur gjatë rrugës. Znj. Cavo vuri theksin e saj tek rëndësia e organizimit vecanërisht e të rinjve, për të ngritur kauza në të mirë të shoqërisë, me qëllim që të arijmë të ndryshojmë për mirë këtë vend. Ajo theksoi rëndësinë që ka reagimi qytetar, mirëinformimi dhe ndërgjegjia qytetare në cilësinë e demokracisë së vendit.

Në fund ajo dha një mesazh shumë të rëndësishëm dhe inkurajues për të gjithë të rinjtë, ku nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit, këmbënguljes dhe punës për të cuar jetën e tyre përpara dhe vendin tonë.