Aktualitet

Ilir Meta mesazh për Ditën e Tokës: Për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet…

By vizional

April 22, 2020

Presidenti i vendit, Ilir Meta nëpërmjet një shënimi në facebook ka publikuar një mesazh për “Ditën e Tokës”. Me një foto pranë disa luleve të bardha, Presidenti Meta shkruan se koronavirusi nuk e ndal dot pranverën, por për një të ardhme më të shëndetshme duhet ta mbrojmë më shumë Tokën dhe mjedisin.

 

Presidenti uron që kjo situatë të marrë fund sa më shpejtë dhe të kemi mundësi t’ju kthehemi përsëri bukurive tona përrallore.

 

“Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!

 

Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore!

 

Gëzuar Ditën e Tokës! “ shkruan Presidenti Meta.