
Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar një status prekës në rrjetet e saj sociale ku edhe ka treguar se bashkë me grupin e saj muzikor është karantinuar pasi së fundmi ka udhëtuar jashtë vendit për një koncert.
Ajo ka kujtuar edhe kohën kur mjekët e kishin vendosur në regjim shtrati gjatë shtatzënisë së saj të dytë me vajzën Isabel, gjatë së cilës kishte qëndruar e mbyllur për 6 muaj e gjysëm. Këngëtarja ka bërë edhe një apel për të gjithë qytetarët, që të durojnë në emër të jetës, ndërkohë që nuk i ka kursyer edhe fotot nga momentet.
“Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj etj, por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjë nga këto, në emër të “JETËS”. E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim. Prandaj, durim o miq, në emër të “JETËS”!,”-shkruan këngëtarja.