‘Iku në shpi sa filluan trazirat’, Neritan Ceka reagon pas deklaratës së...

‘Iku në shpi sa filluan trazirat’, Neritan Ceka reagon pas deklaratës së Nanos: Është thjesht fantazi e tij, ja si qëndron e vërteta

373
0

Ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Fatos Nano se ai kishte dezertuar në mars të vitit 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.

Dhe pse Fatos Nano tha se Ceka u tërhoq nga detyra, fakt është se ai qëndroi në atë post dhe disa javë të tjera pas asaj ndodhie. Neritan Ceka ka deklaruar për noa se versioni i Nanos është një fantazi e tija dhe se revolta në burgun e Tiranës nuk ishte politike.

Ceka siguron se versioni i tij është i vërtetë dhe thekson se këtë gjë e di dhe Ndre Legisi, atëherë ministër shteti në kabinetin Nano.

“Është thjesht fantazi, sepse revolta në burgun e Tiranës ishta nga të burgosur ordinerë dhe jo politikë.

Askush nuk doli nga burgu dhe policia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.

Sapo erdhi FNSH të burgosurit u kthyen vetë nëpër qeli nga frika. Kështu nuk pati asnjë të goditur, jo pastaj të vrarë. Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, sqaron z.Ceka.

Kujtojmë se ditën e djeshme ish-kryeministri Nano doli për herë të parë në një intervistë pas 10 vitesh ku zbuloi ndodhi e ngjarje të jetës së tij duke përmendur dhe emra të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Mbrëmjen e të enjtes, Nano tregoi një fragment nga trazirat e vitit 98’ ku tha se u braktis nga ministri i Brendshëm asokohe Neritan Ceka.

“Kryeministri ka barrë dhe peshën e goditjes së fundit. Askush nuk e ka përgjegjësinë e liderit në momentin duhet të përfillësh edhe të tjerët. Praktikisht kaq qenë kryeministër deri në 2005 që do të thotë 2-3 herë të thera nuk kam shpalosur programe sepse ishte kohë emergjence, kishte konflikte nga palët politik mua me duhej të ndiqja situatën.

 

Po komunikoja me Ndre Legisin për situatën në Shkodër dhe ishte e nevojshme të prisnim Forcat e FNSH-së të cilat po vinin nga Shkodra donon 2 orë pasi në ishin specialistët që e njihnin burgun dinin të hynin nga sipër. Në një moment gjatë bisedës me sekretarin e shtetit Ndre Legisi me thotë se Neritani iku, ministri si iku? Iku se shteti ra më tha.

 

Dhe iku vërtet, iu në shtëpi, unë vazhdova me Ndrkën dhe me ndihmën e radio Kohës së Arian Çanit bëmë një fushatë diversioni pozitivë në mesin e të rebeluarëve dhe i ndamë shapin nga sheqeri. Arritëm ta kontrollonim derisa u kthyen FNSH nga Shkodra dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr ministri, Neritani dhe më thotë e zgjidhëm ne situatën nënqesh… ja me raste të tilla mbetesh vetëm sepse niveli i përgjegjësisë që i takon kryeministrit nuk e merr askush tjetër”- tha Nano.