Vizioni Juaj Informativ

“Iku babai, shoku dhe kolegu im!”Filmi Shqiptar në ditë zie

“Iku babai, shoku dhe kolegu im!”Kështu shkroi djali i tij Eno Milkani në një nga faqet e tij në rrjetet sociale.

Piro Milkani ishte një prej figurave më të dashura dhe më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës dhe kinematografisë. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar nga të gjithë jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes në përgjithësi.

Filmografia e një kolosi të kinematografisë shqiptare, nga vitet 60-të dhe deri në amëshim

Filmografia e tij e shquar nis që në moshë të re, ku nisi  në Kinostudion Shqiptare del filmi aq i dashur për artdashësit “Ngadhënjim mbi vdekjen”, më 1967. I pasura me “Përse bien këto daulle” dhe “Kur zbardhi një ditë”, (3 episode), më 1969 dhe 1971.

Një gjurmë të fortë dhe të rëndësishme  Milkani do linte me dy prodhimet e radhës kinematografike, “Shtigje Lufte” më 1974 dhe komedia aq e bukur “Çifti i lumtur”, me kastën më të mirë të aktorëve shkodranë. Dhe ngjitja do të vijonte me dy seritë “Zonja nga qyteti” më 1976 dhe “Një shoqe nga fshati” më 1980, që kanë mbetur edhe sot në zemrat e shumë shqiptarëve dhe janë ndër filmat më të ndjekur komedi.

Veprat artistike si regjizor

Por ai ka interpretuar edhe si aktor në këto filma të huaj:- …kai to treno paei ston ourano (2001), film grek- Lamerica (1994), Selimi, film italian- Srpnová nedele (1961), film cekosllovak

Pa harruar më tej “Besa e kuqe”, “Pranvera nuk erdhi vetëm”, “Gjenerali i ushtrisë së  vdekur”, së bashku me regjisorin italian Luciano Tovoli, për të finalizuar me “Ngjyrat e moshës” në kapërcim të dy epokave historike të vendit (1990), apo “Lamerica” më 1994 dhe “Trishtimi i zonjës Shnajder” më 2008, ku filmografia e tij u pasurua edhe më shumë, pavarësisht tranzicionit të vendit.

Jeta dhe vepra e pasur e regjisorit familja 

Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi. Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi .

Milkani ishte i martuar me pianisten dhe pedagogen e njohur shqiptare Margarita Kristidhi], e njohur me dashuri si “Bebi ose Bebi Kristidhi”.Çifti u takua në rininë e tyre dhe qëndruan bashkë gjatë gjithë jetës së tyre, duke formuar një nga familjet artistike më të shquara në Shqipëri. Kristidhi, profesor i pianos në Akademinë e Arteve në Tiranë, ishte gjerësisht i respektuar në skenën e muzikës klasike të vendit.Së bashku, ata patën një djalë, Eno Milkani, i cili ndoqi gjurmët e të atit dhe u bë regjisor filmi. Babai dhe djali më vonë bashkëpunuan profesionalisht, veçanërisht në filmin “Trishtimi i Znj. Schneider” (2008), i cili u bazua në përvojat e vetë Piro Milkanit si student në Pragë. Familja Milkani ishte gjithashtu e njohur për angazhimin e tyre qytetar. Në vitin 2019, çifti mori pjesë në një iniciativë simbolike mjedisore në Tiranë, duke dhuruar pemë në Parkun e Madh në emër të nipërve dhe mbesave të tyre. Milkani ndroi jetë në Tiranë më 24 maj 2025, në moshën 85 vjeç,pas një sëmundje e cila e shqetësonte prej kohësh.

Vëllai i madh i Milkanit, Mihallaq Milkani, ishte një oficer dhe profesor i shquar detar në Shqipëri. Në vitin 1957, në moshën 22 vjeç, ai u largua nga Shqipëria për të studiuar në akademitë prestigjioze detare në Shën Petersburg dhe Riga, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Pas kthimit, ai shërbeu në Forcat Detare Shqiptare, duke përfshirë detyrën në nëndetëse pranë Ishullit të Sazanit, dhe më vonë dha mësim për gati një dekadë në Akademinë Detare në Vlorë. Më 29 mars 2024, Mihallaq humbi jetën tragjikisht në Worcester, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara, pasi u godit nga një kamion ndërsa qëndronte në një parking. Ai ishte 88 vjeç. Incidenti ndodhi ndërsa kamioni po kthehej mbrapsht. Pas vdekjes së tij, Piro Milkani e quajti vëllain e tij “shoku më i mirë i jetës sime”.Vëllai i tij më i vogël, Vaskë Milkani, vdiq në vitin 1973, në moshën 32 vjeç.

Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë,dhe kontribut të fuqishëm në fushën e kinematografisë.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë .

Gazetar : Alfred Meminaj