IKMT i shkatërron restorantin “Panorma”

IKMT i shkatërron restorantin “Panorma”

334
0

Që në orët e para të mëngjesit ka nisur çmontimi i materialeve nga ky restorant, ku janë hequr shezlongët, çadrat e plazhit, por dhe orendi të tjera nga brenda godinës.

Featured image of article: “Gjëma” që i kushtoi shtrenjtë Mihal Kokëdhimës, IKMT i shkatërron restorantin “Panorma” (FOTO) Shmbja e lokalit “Panorma” 21 Gusht, 2019 7:05

HIMARË- Nis shembja e lokalit “Panorma” në Porto Palermo. Mjete të rënda, forca të shuma policie dhe inspektor të IKMT ndodhen pranë lokalit dhe po përgatitet terreni për të shembur restorantin.

Sipas informacioneve bëhet me dije se godina ka qenë pa leje dhe tashmë ajo do të rrafshohet. Që në orët e para të mëngjesit ka nisur çmontimi i materialeve nga ky restorant, ku janë hequr shezlongët, çadrat e plazhit, por dhe orendi të tjera nga brenda godinës.

Në këtë aksion kanë qenë prezent familjar të Mihal Kokëdhimës, të cilët nuk kanë bërë rezistencë, por vetëm kanë hequr ato sende u janë dukur me vlerë. E para që u rrëzua ishte tabela e këtij lokali, dhe tashmë po përatitet terreni për të nisur shembja e të gjithë godinës.

Pak ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Tre ditë më parë biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

IKMT: Ishte pa leje, do vijojmë punën në të gjithë bregdetin

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas nisjes së shmebjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës. Në një reagim në Facebook, IKMT shkruan se objekti rezulton pa leje dhe tashmë plazhi do të zhfytëzohet nga të gjithë.

Ndërkohë shton se nuk ka pasur rezistencë të pronarëve, duke bërë me dije se do të ketë dhe objekte të tjera që do kenë fatin e restorantit “Panorma”.

NJOFTIMI I IKMT

IKMT prish “Panormën”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.