
Personat që po shikoni në foto janë gjashtë ushtarët, pjesë e Forcave të Armatosura të Kanadasë, të cilët, humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në brigjet e Greqisë, një ditë më parë. Deri më tani është gjetur efektivja Abbigail Cowbrough, ndërsa pesë të tjerët rezultojnë ende të zhdukur dhe janë: Matthew Cousins, Kevin Hagen, Ian macdonald, Maxime Miron-Morin dhe Matthew Pyke.
Reuters shkruan se kryeministri kanadez , Justin Trudeau i ka cilësuar si heronj.
“Të gjithë janë heronj. Secili prej tyre do të lërë një boshllëk që nuk mund të plotësohet,“- tha kryeministri, Justin Trudeau kanadez në një konferencë shtypi.
“Shkaku i këtij aksidenti është i panjohur. Të dhënat e avionëve dhe regjistruesit e zërit janë gjetur,”– tha Ministri i Mbrojtjes Harjit Sajjan.
Gjenerali Jonathan Vance, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, tha se kishte një “fushë të mbushur me mbeturina”, në një zonë të detit Jon, ku u rrëzua helikopteri.
“Ne nuk do të lëmë asnjë gur të paprekur, për kërkimin e të mbijetuarve”, i tha Sajjan, Reuters në një intervistë telefonike. “Për fat të keq kjo është një ngjarje e rëndë dhe një shembull tjetër i rreziqeve me të cilat përballen gratë dhe burrat e ushtrive çdo ditë.”
Nëna e efektives Abbigail, të cilës iu gjet trupi shkruantë në Facebook: Asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë!
“Unë jam i thyer dhe i dërrmuar” shkroi Shane Cowbrough, babai i Abbigail, në Facebook. “Nuk kam fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment. Ti je drita e ndritshme në jetën time, që iku shumë shpejt.”
Ngjarja e rëndë ndodhi një dy netë më parë. Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, me gjashtë persona në bord u rrëzua në brigjet e Kefalonisë në Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 21:00, teksa helikopteri, pjesë e NATO-s, ishte nisur të kryente një operacion patrullimi.