Idrizi: PDIU, surpriza e zgjedhjeve në 25 qershor. Fishta: Shkodra do të...

Idrizi: PDIU, surpriza e zgjedhjeve në 25 qershor. Fishta: Shkodra do të mbështesë PDIU

492
0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Shkodër për zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkdrës, Sait Fishta. Z.Idrizi u shpreh se PDIU do të jetë surpriza e zgjedhjeve në 25 qershor dhe surpriza sipas tij do të jetë edhe në Shkodër.

Fotografia e Sait Fishta

“Ne do të jemi pranë maxhorancave në pushtet, pikërisht për ato forca politike që i bashkohen kauzave kombëtariste. Vazhdimisht kam thënë që është edhe një qyetet që ne do të bëjmë surpriza. E unë jam i bindur që Dibrës, Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit, Korçës, Elbasanit, do t’i bashkohet edhe fitorja jonë në Shkodër, që do të jetë diamant në atë fitore të madhe të PDIU-së, të burrave e grave që ju do t’i mbani mend gjatë në Parlamentin e Shqipërisë”, – tha Shpëtim Idrizi gjatë takimit me përkrahës në Shkodër.

Fotografia e Sait Fishta

Kryetari i PDIU-së theksoi se në Shqipëri ekziston prej vitesh pluralizmi dhe pushteti nuk mund të përqëndrohet në dy apo tre duar.  Shpëtim Idrizi u bëri apel shkodranëve që të votojnë PDIU-në dhe të mbështetin Sait Fishtën.

Fotografia e Sait Fishta

Ndërsa kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkodrës Sait Fishta, tha se: “Shkodra do të mbështesë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në gjithë këto vite shkodranët i kanë besuar partive tradicionale, ndërsa sot ka ardhur koha që të votojnë për ata persona që u qëndrojnë pranë dhe u zgjidhin hallet. Kjo është arsyeja pse PDIU do të ketë deputetin e saj në Parlamentin e Shqipërisë, nga qarku i Shkodrës”.