I zhvati 270 mijë euro një gruaje duke i premtuar ortakëri, Gjykata...

I zhvati 270 mijë euro një gruaje duke i premtuar ortakëri, Gjykata liron nga burgu biznesmenin (Arsyeja)

333
0

 

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro të një zonje. Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh, ndërsa rasti ishte referuar që prej vitit 2017.

 

Sipas burimeve të Faxweb.al, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë duke premtuar se do të bëhej ortak me të. Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim. Kallëzuesja pretendon se Alimehmeti i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetojë përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.

 

Rasti në fjalë është regjistruar në vitin 2017 por është denoncuar ditët e fundit në policinë e Tiranës, pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar.