I vihet flaka makinës së gjyqtares në Tiranë, mjeti në pronësi të...

I vihet flaka makinës së gjyqtares në Tiranë, mjeti në pronësi të djalit të saj avokat

361
0

 

I vihet flaka makinës së një avokati në Tiranë. Policia jep detajet per ngjarjen e ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”. Nderkohe qe “Panorama” meson se njëra prej automjeteve te djegura është në pronësi të Loren Lico me profesion avokat. Sipas burimeve, makina eshte ne pronesi te avokatit, por e përdorte nëna e tij, Arjana Lico me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Mesohet se mjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” qe u dogej kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit ku banon nena e avokatit.

 

INFORMACIONI NGA POLICIA

 

Më datë 06.10.2019, në bulevardin “Bajram Curri”, është përfshirë nga flakët mjeti tip “Wolswagen Golf”, në pronësi të shtetasit L. L

 

Si pasojë ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

 

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë