Kulture

“I vetmi që nuk i flas”, Salsano Rrapi flet për raportin me Jul Dedën dhe arsyen ‘e sherrit’: Atij i duket sikur…

By vizional

September 17, 2019

 

TIRANË– Një ndër aktorët më të spikatur të humorit dhe njëkohësisht moderatori i emisionit “Portokalli, Salsano Rrapi nuk ka nguruar të flasë dhe për marrëdhëniet me kolegët e tij, duke i thënë gjërat troç. Ndërsa ka folur për aktorët e larguar tashmë prej vitesh nga “Portokalli”, Salsano ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” se ruan një marrëdhënie të mirë, pork a vetëm një prej tyre me të cilin nuk flet, dhe kjo nuk vjen si pasojë e ndonjë sherri.

“Me të gjithë të larguarit nga “Portokallia” shkoj shumë mire, pavarësisht se na ka ndarë koha dhe puna. Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda. Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do t’i flas asnjërit. Ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën,”- është shprehur Salsano Rrapi i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”.