I shpallur në kërkim prej javësh, gjykata kërkon “arrest me burg’’ për...

I shpallur në kërkim prej javësh, gjykata kërkon “arrest me burg’’ për ish-kryebashkiakun e Vorës

363
0

Ka filluar seanca në Gjykatën e Tiranës për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku i shpallur në kërkim nga Prokuroria pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Prokuroria kërkon të lihen në fuqi masa ‘’arrest me burg’’ për Kajmakun i cili ndodhet prej disa javësh në arrati, ndërsa autoritetet e drejtësisë i caktuan masën ‘’arrest me burg’’ pasi KQZ-ja i hoqi mandatin e kryebashkiakut në 1 nëntor.

I shpallur prej ditësh në kërkim, Kajmaku refuzon të dorëzohet dhe kërkon lirinë përmes përfaqësimit me avokatin e tij. Kajamaku është shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.

Seanca e rradhës pritet të mbahet më 28 janar në orën 11:30.