I riu u gjet i plagosur në rrugë, Policia ia vë fajin...

I riu u gjet i plagosur në rrugë, Policia ia vë fajin alkoolit

283
0

Një adoleshent është gjetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Për momentin ndodhet në Spitalin e traumës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor, por ngjarja është bërë publike ditën e sotme, pas publikimit nga ish-kryeministri Berisha.

Sipas njoftimit të Policise së Durrësit, 17 vjeçari me inicialet B.L. nga fshati Likmetaj. ka rënë nga çatia e një kioske, ndërkohë që e kishte zënë gjumi në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor në shkollën e Ishmit. Materialet në Prokurorinë e Krujës janë referuar që më 28 qershor. Ngjarja dyshohet për aksidentale. Janë marrë në pyetje shokët e të riut nga Komisariati i Fushë-Krujës dhe ata kanë thanë se kanë qenë një grup me djem, të cilët kanë pirë alkool deri në orët e para të mëngjesit. Më pas, janë shpërndarë në shtëpitë e tyre.

Dyshohet që i riu ka hipur në çatinë e një kioske që gjendet pranë shkollës së Ishmit dhe të jetë rrëzuar kur e ka zënë gjumi. Ngjarja është dyshuar aksidentale sepse, nisur nga provat materiale në vendin e ngjarjes, këpucët e të riut janë gjetur në çatinë e kioskës, aty ku i kishte hequr para se ta zinte gjumi. Djali është nisur në Spitalin e Fushë-Krujës dhe më pas tek i Traumës. Hetimet vazhdojnë nga Prokuroria, e cila ka administruar të gjitha provat dhe dëshmitë e mbledhura. Nga dëshmitë që kanë dhënë shokët e tij bashkëmoshatarë nuk ka rezultuar që i riu të ketë pasur konflikte”, sqaroi Policia e Durrësit.