Aktualitet

I riu nga Librazhdi shpall kandidaturën në platformën e Ambasadorëve të Rinj të Evropës (YEA).

By vizional

August 07, 2020

Platforma e Ambasadorëve të Rinj të Evropës (YEA) është një rrjet krijues i liderëve të ardhshëm nga e gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova *, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Edhe pse vijnë me prejardhje të ndryshme, të gjithë kanë një interes të mësojnë për vlerat e BE-së dhe të promovojnë mundësitë që ofron BE-ja. Më e rëndësishmja, YEA janë të hapura për shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e talenteve të tyre – drejt ndryshimit frymëzues në bashkësitë e tyre, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në të gjithë BE.

Po kush është Arlis Alikaj?

Arlis Alikaj, djalë nga Librazhdi kandidon si Ambasador i Ri i BE-së në Shqipëri. Arlisi ka spikatur në shoqërinë civile shqiptare si aktivist mjedisi. Arlis Alikaj është një inxhinier mjedisi me një ekperiencë 10 vjeçare në shoqërinë civile. Ka aftësi shkruese dhe menaxhuese projektesh që nga implementimi në projekte ndërkufitare në fushën e mjedisit si dhe lobon për fuqizimin e rinisë dhe demokracisë vendore në kuadër të llogaridhënies për mjedisin.

Krijuesi i nismës së sukseshme për Mbrojtjen e Lumit Shkumbin ku ka mobilizuar rininë ndër vite; së fundmi diplomuar në disa kurse nga Central European University dhe Universiteti Pensilavisë . Arritjet e Arlisi nuk mbarojnë kurrë, fituesi disa çmimeve ndërkombëtare në gazetari mjedisore investigative, dokumentarëvë apo dhe meritave për rrjetëzim dhe fuqizim komuniteti me organizata të huaja si OSBE , ambasada të huaja dhe ojf shqiptare si Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD etj. Fitues i podcastit ‘’Unë Zgjedh BE’’ e shumë të tjera. Arlisi ka njohuri të thelluara rreth integrimit Evropian në Shqipëri dhe ka rënë në sy me intervista të ish ministrave të jashtëm si prof.dokt.shkencash, Paskal Milon e shumë të tjerë gjatë aktivitetit të tij mediatik.

Ja se çfarë thotë ai në videomesazhin e tij: ‘‘ Unë jam një aktivist pasionant në komunitetin tim. Do të doja të ndërtoja kompetencat e mia për të patur një ndikim më të fortë në komunitetin tim. Unë kam krijuar një iniciativë për mbrojtjen e lumit në vendlindjen time dhe ne kemi të regjistruar 60 të rinj. Do të dëshiroja të bëhem një nga gjashtëdhjetë Ambasadorët e BE-së për të ndarë vlerat e BE-së për të cilat njerëzit në qarkun tim janë shumë të entuziazmuar për të dëgjuar. Jam shumë i entuziazmuar të jem pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të profesionistëve të zhvillimit të komunitetit dhe mentorimit të vazhdueshëm.’’

Arlisin mund ta mbështesni duke e votuar duke në këtë link (https://www.webalkans.eu/voting/arlis-alikaj/) dhe më pas regjistroheni me emailin tuaj!

Megjithëse ky konkurs bazohet në votat elektronike, shumica e pjesëmarrësve janë përpara me vota, jo nga arritjet apo karriera e tyre por nga profilet e shumta dhe sponsorizimet e reklamave.