
Një i ri është gjetur i vdekur ditën e sotme në një apartament pranë Qytet Studentit në Tiranë. I riu është identifikuar si Fation T. ndërsa sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së të riut.