
Nenkryetari i Bashkise Kamez, zoti Vendim Demaj nuk e ka pranuar mandatin e deputetit
Ky eshte reagimi i tij i plote:
Pas konsultimeve intensive dhe të vështira me dashamirësit mongolez, siamez, sovjetik dhe kinez.
dhe pasi gjeta pak kohë të lirë të ulesha në pature për tu mbushur frymë vendosa që t’u shuaj kureshtjen të gjithë atyre që kanë ngelur me veshët ngrehur,tlf në dorë dhe sytë nga Tv.
- Miq,shokë,koleg,dashamirës dhe dashakëqinjë, të surprizuar dhe të bindur, pas kësaj thirrje publike nga ana e KQZ, unë kam vendosur që s’dua të jem një nga “shpëtimtaret” e mëdhenj të vendit tim të droguar të robëruar nga krimi,të braktisur dhe të plaçkitur nga banda qeverisëse Edviniane, aq më pak sdua të bëhem i tillë duke përdorur dhe përvetësuar diçka që nuk është e imja si në këtë rast mandati i deputetit..
- Pavarësisht kontributeve personale 28 vjeçare apo të familjes sime të persekutuar, të internuar, të izoluar, të nënçmuar nga etërit e ketyre këlyshve të kuq mandati i listës së deputetit që më është ofruar për në Parlamentin e Krimit, nuk është mandat që mua më është dhënë nga elektorati ku me mospranimin e tij une do fyej/tradhetoj te besuarit e mi, por ky është mandati i #Partisë_Demokratike dhe është #besimi 🤝personal nga #Lulzim_BASHA për mua.
- Prandaj pa asnjë hezitim,mëdyshje, lëkundje apo trullosje nga joshjet por dhe pa marr parasysh asnjë lloj oferte, lutje, sygjerimi apo edhe kërcitjet e nofullave të ca hijenave të maskuara nën fustanet e grave,
por me sigurinë, vetëdijen dhe gjakftohtësine më të madhe #Vendosa; ti them #JO kësaj farse,
#JO këtij maskaralleku dhe #JO kësaj telenovele Turke me skenar Latin.
vo: Ndiej keqardhje për zhgenjimin që do të marr nga ky vendim, gazetaruci i ngjirur dhe b…lëpirës dhe ja rikujtoj përsëri lepurushit imoral që unë s’jam prodhim #kinez, por 24 karat origjinal Shqipe
i lindur i rritur dhe i ushqyer me #bese dhe #besnikëri.