Momente prekëse vijnë nga Muzeu Historik Kombëtar, aty ku personalitete, miq, e të afërm u mblodhën për të respektuar figurën e majorit të vrarë në Letoni, Klodian Tanushi.
Një moment prekës nga kjo ceremoni, ishte edhe pjesëmarrja e rreshterit të plagosur, Julian Kapaj.
Kapaj i puthi dorën djalit të vogël dhe u përkul mbi arkivolin e shokut të tij. Me një patericë, dhe babain që e shoqëronte, Julian Kapaj nuk i mbajti dot lotët.
Julian Kapaj, është rreshteri i tretë që fatmirësisht shpëtoi gjatë shpërthimit të minave në Letoni.