I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

166
0

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar pasi prej 10 ditësh është I prekur nga Covid-19.

Trajneri ka pasur probleme nga mushkëritë, duke u dërguar për kurim jashtë vendit pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Në ditët e fundit, Gega duket se ka pasur komplikacione me mushkëritë duke e parë të arsyeshme që të dërgohet jashtë vendit. Klubi verilindor njofton se trajneri ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi, duke treguar se i gjenden pranë në këto ditë të vështira. Kujtojmë se te Kukësi, veç trajnerit Gega janë edhe tre persona të tjerë të infektuar me coronavirus.