I përmendi rakinë dhe e përqeshi në TV, Dashamir Shehi reagon për...

I përmendi rakinë dhe e përqeshi në TV, Dashamir Shehi reagon për Ramën: S’merrem seç bën me të dashurat e veta në qeveri. Rakia? Zullumi më i madh që…

920
0

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pas ironisë që kryeministri Rama përdori një ditë më parë ndaj tij, duke e përqeshur në emisionin e Sokol Ballës, madje duke i përmendur dhe konsumin e rakisë.

Por Shehi ka thënë se nuk e shqetësojnë akuzat e Ramës. Për AbcNevvs, Dashamir Shehi ka thënë se ai nuk merret me jetën personale të Ramës, madje as për të “dashurat e tij në qeveri”.

dash-shehi-550x435

 

“Nuk me shqetëson shumë kjo. Unë do vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithë jetën. Unë me kryeministrin do përballohem gjithmonë me teza politike. Ky më është përgjigj mua me gotat e rakisë, unë nuk jam marrë kurrë seç eshët jeta e tij personale, ç’bën ky, ç’përdor ky. Ku ta di unë, ca thonë drogë ca thonë… Nuk më hynë në punë fare.

 

Se kur martohet se kur ndahet, se çfarë bën me të dashurat e veta në qeveri është punë për të, është personale. Se si vishet ky me atlete me brekushe është prapë personale. E gabuar është, nuk është e moralshme, por prapë personale është. Unë me ketë do vazhdoj të merrem sa herë që ky të atakojë interesat e Shqipërisë”, ka thënë Dash Shehi.

Ai ka shtuar më tej nuk e ka parë njeri nën efektin e alkoolit apo të bëjë figurën e budallait. Madje, Dashamir Shehi ka thënë se rakinë apo verën shqiptarët e kanë të drejte zakonore.

 

“Bëj çfarë të kesh qejf me jetën tënde personale. Jam shumë i lumtur që në jetën time personale, në historinë time, zullumi më i madh që më kanë zbuluar është që pijë raki apo verë. Punë e madhe fort, kjo është një e drejtë zakonore shqiptarët e kanë pirë gjithë jetën. As që më shqetëson fare, as më ka parë njeri as të pirë dhe as budalla. Atë e kanë parë nën efektet e atyre.

 

Nuk është ky halli,  në qoftë se njerëzit e politikës paska në këtë hall atëherë duhet me i mbajt në qafë. Se të tjerët kanë vjedh miliona, kanë bërë pallate, unë rri të “Ali Visha”, rri në katin e pestë”, tha ai.