Lajme

I përdorur për më shumë se 2000 vite në Kore dhe Japoni, ja pse vaji i kumbullës bën mrekulli për fytyrën dhe lëkurën

By vizional

July 08, 2021

Së pari, duhet të falënderojmë personazhet e njohur nga e gjithë bota për zbulimin e këtij vaji që po bëhet trendi i ri! Mund të jetë “sekreti” i ardhshëm i bukurisë: Vaji i kumbullës. Një frutë që, për traditën orientale, përfshihet plotësisht ndër super ushqimet e pasura me veti shëruese. Ky vaj i çmuar, në fakt, është i pasur me acide yndyrore dhe polifenole, por edhe me vitaminë B, kalium, magnez dhe antioksidantë, aleatë vërtet të çmuar për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. A jeni kurioz të zbuloni të gjitha përfitimet e vajit të kumbullës për të filluar ta përdorni ASAP në rutinën tuaj të bukurisë? Bëhuni gati, sepse mund të mos dëshironi të bëni më pa të!

Vaji i kumbullës ka fuqinë për të riparuar dëmtimin e stresit oksidativ dhe për të stimuluar riparimin dhe qarkullimin e qelizave. Kjo është arsyeja pse është vërtet e mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Me një strukturë të lehtë dhe homogjene, është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurë me puçrra dhe shumë të ndjeshme. Ky përbërës, në fakt, është i përsosur për t’u kombinuar me përbërës të ndryshëm aktivë si vitaminat E, C dhe A, dhe duhet të përdoret gjithashtu dy herë në ditë: në mëngjes, dhe në mbrëmje si një pjesë integrale e rutinës së gjumit. E vetmja gjë negative? Të qenit alergjik ndaj kumbullave!

I përdorur për më shumë se 2000 vjet në ilaçet tradicionale kineze, japoneze dhe koreane, vaji i kumbullës është një përforcues i vërtetë hidratimi dhe falë pranisë së acideve yndyrore, vitaminave A dhe E, në fakt, ndihmon në mirëqënien  e lëkurës.