I përdorën fotot në ‘Tinder’, Dajana Shabani ‘shpërthen’ ashpër: Do bëhesh pishman...

I përdorën fotot në ‘Tinder’, Dajana Shabani ‘shpërthen’ ashpër: Do bëhesh pishman që ke lindur

427
0

Moderatorja Dajana Shabani ka shpërthyer ashpër ndaj një ndjekësje në rrjetet sociale, e cila i ka përdorur fotot në aplikacionin “Tinder”.

Dajana ‘kërcënon’ vajzën me emrin Frensis, teksa e paralajmëron se nëse do ta gjejë do të bëhet pishman që ka lindur.

“Në aplikacionin Tinder janë përdorur fotot e mia nga e ashtuquajtura ‘Frensis’. Frensis nëse të gjej, do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke dhe e fakultetit të mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnje”, shkruajti Dajana në Instagram.

“Tinder”, është një program online që bën të mundur njohjen e dy personave, të cilët mund të krijojnë edhe një lidhje dashurie.

gtcfjhk.png

gxdrhycgftj.png