Lajme

I nxehti përvëlues, ISHP dhe Urgjenca lajmërojnë qytetarët pë këto masa

By vizional

June 23, 2021

I nxehti afrikan ka pushtuar vendin. E ndërsa temperaturat pritet t’i kalojnë 40 gradë, ku në disa qytete do të ndihen deri në 7 gradë me tepër për shkakt të masave ajrore, rreziqet për shëndetin janë shumë të larta. Për këtë arsye, pas ISHP-së edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka publikuar disa rekomandime për qytetarët. Një prej këshillave është që të veshin rroba me ngjyra të ndezura që nuk thithin më shumë rrezet e diellit, ndërsa sugjerohet që të bëhet shpesh dush, pa u tharë më pas me peshqir, për ta lënë lëkurën të hidratohet dhe të qëndrojë e freskët. Më poshtë keni rekomandimet.

 

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.