I ndodh e papritura rrugës, këngëtarja shqiptare anulon koncertin

I ndodh e papritura rrugës, këngëtarja shqiptare anulon koncertin

373
0

Dhurata Dora është mjaft aktive në tregun muzikor dhe shpesh e shohim në koncerte të ndryshme. Këngëtarja e njohur kishte planifikuar që së fundmi të mbante një koncert në qytetin e Mitrovicës.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kjo pasi gjërat nuk kanë shkuar sipas planit. Përmes një postimi të bërë në InstaStory, Dhurata ka treguar se për shkak të disa pengesave që i dolën në rrugë, ajo nuk ka mundur të arrijë në kohë.

“Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të mbërrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Dora në InstaStory.