Lajme

I ndodh e papritura, biznesmenit i vjedhin orën 800,000 dollarë nga dora

By vizionc

October 10, 2019

Një biznesmen japonez kishte vendosur një orë me vlerë 800.000 dollarë në dorë ndërsa po dilte nga një hotel me 5 yje në Paris.

Ai po pinte një cigare jashtë Hôtel Napoléon afërArc de Triomphe dhe Champs-Elysées kur një hajdut i mori orën nga dora.

Hajduti iu afrua me pretekstin për ti marrë një cigare dhe kur biznesmeni nxori dorën nga xhepi ai i mbërtheu orën me forcë dhe iku me vrap.

Ora ishte e markës Richard Mille Tourbillon Diamond Twister.

Ora luksoze zvicerane ishte e mbuluar me diamante dhe vlera e saj shkon 830.000 dollarë

Policia po heton për kapjen e hajdutit.

Ora mund të shitet në tregun e zi rreth 30% ose 50% më pak se vlera e saj e vërtetë.