Kronike

I mori të dashurin, 18-vjeçarja sulmon me thikë 20-vjeçaren! Djali që u bë shkak për sherrin pritet të…

By vizional

January 26, 2022

Dashuria e dy vajzave për të njëjtin djalë për pak nuk është kthyer në një tragjedi në Tiranë. Policia ka njoftuar se një ndodhi e pazakontë është shënuar dy ditë më parë ku një vajzë vetëm 18 vjeçe ka sulmuar duke plagosur me thikë një 20-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Qytetin Studenti, ndërkohë që autorja e plagosjes është shpallur në kërkim pasi i ka ikur Policisë. Sipas të dhënave, vajza e plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë mjekimet e duhura ndërkohë bëhet me dije se ka plagë të shumta në trup.

Mjekët tregojnë se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën ndonëse e rëndë.

Sipas të dhënave kanë qenë disa kalimtarë të rastit që kanë ndërhyrë për të bërë të mundur ndarjen e vajzave dhe shpëtimin e jetës së të plagosurës.

 

SHERRI MES TË REJAVE

 

Policia e Komisariatit nr. 1 në Tiranë është vënë në dijeni se në Qytetin Studenti është plagosur një vajzë.

 

Duke dyshuar në autorësinë e ndonjë djali, është urdhëruar të ngrihen grupe të shumta pikash kontrolli, por pa i shkuar mendja kujt se autore e asaj plagosjeje ishte një vajzë.

 

E reja është larguar pa rënë në duart e Policisë, ndërkohë që në ambientet e spitalit, aty ku po merret edhe trajtimin mjekësor vajza me plaga thike është mësuar se plagosjen e ka kryer një vajzë, e cila mësohet se e ka akuzuar se i kishte marrë të dashurin.

 

Policia bëri me dije ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në zonën e Qytetit Studenti ku 18-vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G., duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.

 

Për fat të mirë, plagët nuk kanë qenë të rënda për Aurorën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Burime nga Policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë. Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas Policisë edhe sherrin mes të rejave.

 

Tashmë 18-vjeçarja Martina Z., është në kërkim nga ana e bluve dhe madje nën akuzë për plagosje të rëndë me dashje.

 

Policia ka referuar dosjen në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërkohë pritet edhe dëshmia e djalit që u bë shkak për sherr, që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi!