I mori një gruaje 8 mijë euro, arrestohet mashtruesi

I mori një gruaje 8 mijë euro, arrestohet mashtruesi

248
0

I mori një gruaje 8 mijë euro me anë të mashtrimit, arrestohet 35-vjeçari nga Fieri. Në pranga ka rënë personi me inicialet  K.Ç., banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Mashtrimit”. Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marrë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.