I lidhur me Beatrix dhe me mendjen te ish-e dashura, Donaldit i...

I lidhur me Beatrix dhe me mendjen te ish-e dashura, Donaldit i shpëton goja: O Bora…

201
0

Pas një periudhe të gjatë izolimi, Donald Veshaj ende nuk e ka harruar moderatoren Bora Zemani, të cilën zgjodhi që ta zëvendësonte me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme ai ka përmendur emrin e saj gabimisht, teksa ishte duke iu drejtuar Beniadës.

“Bora ja një sekondë, Beniada”, tha Donaldi, ku nuk e fshehu sikletin për ngatërrimin e emrit, në sy të të dashurës së re.

Vetë Beatrix ka qenë jo vetëm dëshmitare e marrëdhënies së tij me Borën, po ka qenë dhe një fanse e dashurisë së tyre, pas puthjes së famshme që ata shkëmbyen brenda shtëpisë së Big Brother.

Sa i takon lidhjes së Donaldit me Beatrix, ajo duket se ka ngecur brenda shtëpisë, ku herë njëri dhe herë tjetri shfaqin mbingarkesë emocionale.