I kishin zënë pritë, Rama befason fermerët: Hajdeni me mua në takim,...

I kishin zënë pritë, Rama befason fermerët: Hajdeni me mua në takim, edhe ai që ngriti dy gishtat

277
0

Në një kohë që përpara Kuvendit po protestonin fermerët, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe ka marrë disa prej tyre brenda në takim. Rama sapo zbriti nga makina, u ndal te fermerët dhe kërkoi në takim disa përfaqësues të tyre. “Kush janë disa prej përfaqësuesve tuaj, hajdeni brenda të bisedojmë, se të gjithëve nuk ju takoj dot. Të vijë dhe ai që kishte nrgritur dy gishtat”, tha Rama. Fermerët u ankuan më herët në Fax News, se asnjë prej përfaqësuesve të qeverisë nuk i kishte pritur në takim që ti dëgjonte shqetësimet e tyre. Ata thanë se kostot e plehrave dhe farave janë rritur ndjeshëm, që ka vështirësuar aktivitetin e tyre në të paktën 4 vitet e fundit. “Nuk kemi ardhur këtu për të luftuar me ata, ministrja thotë gënjeshtra, kujt do ti flasim ne, nuk duam luftë ne, duam paqe, ne punojmë për të ushqyer këtë popullsi. Kemi 4 vite që ne po vuajmë, nuk e di pse, shesim lirë dhe blejmë shtrenjtë. Fushat po shteren, po mbeten hugaret bosh, ne duam uljen e çmimit të plehrave. Ka shkuar një kuital ure 100 mijë lekë”, thanë më herët fermerët.