Kuriozitete

“I kërkoja me insistim të më thoshte të dua, por ai…” lidhja e Lindita Nikollës me të shoqin nuk paska qenë e lehtë

By vizional

February 08, 2021

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare Klan ka qenë ish-ministrja e Arsimit dhe deputetja Lindita Nikolla së bashku me bashkëshortin e saj Ligorin. Ata kanë folur si rrallë herë për jetën e tyre private. Kanë treguar se janë njohur nga mbesa e Ligorit. Ajo ishte shoqja e Linditës në shkollë dhe për disa vite kanë mbajtur lidhje në distancë sepse Ligori studionte në Francë. Lindita ka treguar se Ligori e kishte shumë të vështirë të thoshte fjalën të dua dhe ajo e kërkonte me shumë insistim.

Lindita Nikolla: Kam insistuar shumë që Ligori të thoshte të dua, mos rrinte mbas fjalës së nënës apo familjarëve të tjerë që e kishin shprehur dhe e shprehnin para meje dhe unë kërkoja me insistim jo ai duhet ta thotë siç e ndjen.

 

 

 

Ardit Gjebrea: Nuk ta tha?

 

Lindita Nikolla: Një ditë pasi bëmë një goxha bisedë dhe debate për fenë, filozofinë, për artet.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ardit Gjebrea: Në çfarë vend ndodhi kjo?

 

Lindita Nikolla: Ishim në shtëpinë e vëllait të Ligorit dhe ndërkohë që unë kisha thënë, jo unë nuk kuptoj asnjë gjë, unë dua që ai të ma thotë siç duhet të dua dhe copë nuk ka që unë ta nënkuptoj. Ndërkohë që ne debatonim me njëri-tjetrin shoh Marjanën, shoqen time duke ma bërë me gisht në kokë, domethënë që ti çfarë pret dhe për çfarë po diskuton. Pastaj dalim dhe ecim tek rruga e Myslym Shyrit dhe Ligori më thotë ka mundësi të ecësh pak më përpara? Donte të bënte tamam siç bëhej asokohe.

 

Ardit Gjebrea: Oo po goce ka mundësi një minutë.

 

Lindita Nikolla: Unë eca përpara me ndjesinë që dikush i njohur doli dhe do donte ta takonte dhe më tha ja pra që të ecësh përpara dhe unë të vi mbrapa e të të them, më kapi gazi, qeshëm të dy dhe prapë nuk e tha të dua.

 

Marrë nga tvklan.al